Ja çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të pasur ditë produktive

  • 25 September 2018 - 10:11
Ja çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të pasur ditë produktive
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por sigurisht nëse ju konsumoni ushqimet e duhura. Nutricionistët thonë se mëngjesi duhet të jetë pak më ndryshe se e zakonshmja. Kjo do të thotë se nëse gjatë vakteve të tjera nuk duhet të konsumoni shumë yndyrë, mëngjesi juaj duhet të jetë i pasur më yndyrë për të ruajtur energjinë gjatë ditës dhe për të qenë më produktivë. Një zgjedhje e tillë ka të bëjë me nivelin e sheqerit, pra duhen parandaluar nivelet e larta ose të ulëta të sheqerit në trup. Mbi të gjitha truri jonë është gjithashtu i përbërë nga 60% yndyrë. Nëse ne nuk konsumojmë sa duhet yndyrë të mirë, truri jonë nuk mund të funksionojë ashtu siç duhet. Gjithashtu nëse konsumoni mëngjes të pasur me yndyrë energjia juaj do të çlirohet ngadalë dhe për një periudhë të gjatë kohore. Kështu ju do ta keni më të lehtë të përqëndroheni në punë ose në aktivitete të tjera dhe do të jeni më shumë produktivë.

(Kosova Sot)