Provoni këto 5 ushqime për kafjall për të humbur në peshë

  • 25 September 2018 - 15:25
Provoni këto 5 ushqime për kafjall për të humbur në peshë

Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës, edhe nëse jemi në dietë. Në vijim ju sjellim pesë ushqime që ndihmojnë të humbni në peshë dhe në të njëjtën kohë hani ushqime të shëndetshme

Image

BOLLGURI Konsumimi i bollgurit në mëngjes është zgjedhje e shkëlqyeshme për t'u kujdesur për figurën tuaj derisa hani një kafjall të ekuilibruar. Bollguri ofron një sasi të shkëlqyeshme me vitamina B, minerale dhe yndyra të pangopura, që në shkëmbim ofrojnë një sasi të rëndësishme të energjisë për trupin. Kjo ekuilibron përpjekjen mendore dhe fizike që ju nevojitet gjatë ditës. Bollguri përmban proteina, fibra që ulin kolesterolin dhe ofrojnë ngopje.  

 

Image

VEZËT Vezët posedojnë dhunti të ndryshme. Janë përplot me vitamina, minerale dhe proteina, ofrojnë nivel të lartë të energjisë për trupin. Në të njëjtën kohë rregullojnë oreksin gjatë ditës dhe lehtësojnë ndjenjën e urisë. Po ashtu, vezët janë fundamentale kur bëhet fjalë për një dietë të ekuilibruar. Në fakt, i ndihmojnë trupit të ruajë masën muskulore gjatë humbjes në peshë. Vezët përmbajnë substancën e quajtur kolinë, që stimulon aktivitetin e trurit dhe përmirëson funksionimin kardiovaskular. 

 

Image

KAFEJA Kafeja ofron veti të shumta të dobishme për funksionimin e trurit gjatë orëve të para të mëngjesit. Aspekti më i rëndësishëm është se e përmirëson kujtesën, disponimin dhe përqendrimin. Po ashtu, kafeja përmban sasi të madhe të kafeinës cilësore. Shkaku i kësaj, është komponent kyç në humbjen në peshë pasi stimulon sistemin nervor që në shkëmbim nxit eliminimin e helmeve. 

 

Image

ÇAJI I GJELBËR Çaji i gjelbër është pije që ka pak kalori, që e bën ideale për ta konsumuar për kafjall. Është në veçanti e dobishme shkaku i antioksiduesit" epigallotatechin gallate". Ky antioksidues ndihmon në mbrojtjen e zemrës, përshpejtimin e metabolizmit dhe shkrirjen e yndyrës. Një artikull i publikuar në revistën "European Journal of Nutrition" ishte bërë nga një grup i nutricistëve. Ishte përcaktuar se njerëzit që konsumojnë së paku dy gota çaj të gjelbër në ditë kanë më pak yndyrë në trup dhe bel më të hollë.

 

Image

FRUTAT E THATA Frutat e thata janë antioksidues që përmbajnë minerale, yndyra të shëndetshme, proteina dhe fibra. Falë kësaj, janë në gjendje të kontrollojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmojnë në furnizimin e trupit me energji. Dobitë nga frutat e thata janë se shmangin urinë. Për më shumë, përmbajnë sasi të lartë të yndyrës, prandaj konsumimi i tyre duhet të jetë i moderuar. 

(Kosova Sot)