Si ta holloni abdomenin përmes dietës me mollë

  • 25 September 2018 - 22:38
Si ta holloni abdomenin përmes dietës me mollë

Megjithëse në shikim të parë duket shumë e ashpër, kjo dietë me mollë është ideale për ta detoksuar trupin dhe për ta forcuar metabolizmin për të humbur në peshë në mënyrë të shëndetshme.

DITA E PARË: Ditën e parë e dietës me mollë për të holluar abdomenin përfshin vetëm konsumimin e mollëve, në këtë dietë mund të humbni rreth 1.5 kg. Kafjalli: 2 mollë Dreka: 1 mollë Darka" 3 mollë.

DITA E DYTË: Në ditën e dytë të dietës me mollë për të reduktuar abdomenin, do të shtoni perime që parandalojnë praninë e urisë. Kafjalli: 1 mollë + 1 gotë qumësht të sojës (200 ml). Dreka: 1 mollë + sallatë (2 karota, 1 panxhar të vogël, gjethe të mentës, vaj ulliri, kripë dhe piper). Darka" 2 mollë.

DITA E TRETË: Në ditën e tretë të dietës me mollë për ta reduktuar abdomenin, trupi juaj do të fillojë të pranojë proteina me cilësi të lartë. Kafjalli: 1 mollë + 2 vezë të fërguara + 1 rriskë bukë nga kokrra e grurit Dreka: 1 mollë + sallatë (1 trangull + 1 domate + ½ avokado + gjethe borziloku + 30 gramë djathë + kripë + piper + vaj ulliri). Darka: 1 mollë + sallatë (2 rriska proshutë gjeldeti + 2 karota + ½ e gotës brokol të zier + kripë + piper).

DITA E KATËRT: Dita e katërt e dietës me mollë për ta reduktuar abdomenin përfshin karbohidratet komplekse në cilësi më të madhe. Patatet dhe lentet ofrojnë fibra dhe përgatitin stomakun tuaj për konsumimin e ushqimeve të ndryshme. Çaji i gjelbër dhe i zi ofrojnë antioksidues që e forcojnë trupin. Kafjalli: "Smoothie" me 1 mollë + 2 kërcej selino + ½ e panxharit të vogël + ½ e gotës qumësht të sojës (125 ml). Dreka: 1 mollë + supë me lente + 1 gotë çaj të zi (250 ml). Darka: 1 mollë + supë me perime + ½ e patates së zier + 1 gotë çaj të gjelbër (250 ml)

DITA E PESTË: Ditën e fundit të dietës me mollë për të reduktuar abdomenin është dietë që përfshin ushqime të ndryshme. Kafjalli: 1 mollë + 2 vezë t ziera + perime të pjekura. Dreka: 1 mollë + peshk të pjekur + ½ e patates së zier + perime në avull. Darka: 1 mollë + 5 arrta + ½ e gotës qumësht bajamesh (100 ml).

 

(Kosova Sot)