Këto ushqime vjeshtore duhet t'i keni në tryezë

  • 26 September 2018 - 08:28
Këto ushqime vjeshtore duhet t'i keni në tryezë
Me ardhjen e temperaturave të freskëta vjen deri te shtimi i oreksit, kështu që është e vështirë të mendohet se vjeshta ndihmon në humbjen në peshë. Por, dukja mashtron, sepse ekzistojnë shumë ushqime vjeshtore që ndihmojnë të mbeteni vital.

KUNGULLI Besoni apo jo, përbërësi kryesor i pites vjeshtore është një nga burimet më të mira për betakarotenoide, që mund të luajnë rol të rëndësishëm në sindromën metabolike. Fakt tjetër është se kungulli përmban pak kalori.

MOLLËT Mollët, pos se kanë sheqerna natyrale, ju sigurojnë edhe 20 për qind të nevojave ditore me fibra. Disa prej tyre vijnë në formën e fibrave të tretshme duke e parandaluar dëshirën për ëmbëlsira. Po ashtu, mollët ndihmojnë në punën e baktereve të shëndetshme, e kanë rol në ruajtjen e peshës vitale.

KANELLA Lirisht shtoni një lugë kanellë në flluskat e mëngjesit, "smoothie" apo në perimet me rrënjë para se t'i piqni. Kanella në praktikë është shija mbrojtëse e vjeshtës, e sa më shumë ta konsumoni aq më pak shfaqet dëshira për keksë dhe ëmbëlsira. 

(Kosova Sot)