Perimet me gjethe të gjelbër për humbjen në peshë

  • 26 September 2018 - 13:55
Perimet me gjethe të gjelbër për humbjen në peshë

Perimet me gjethe të gjelbër përmbajnë pak kalori, kanë efekt prej diuretiku dhe janë të pasura me vitamina dhe minerale, që i bëjnë në ushqime, të dobishme për trupin
 

Image

LULELAKRA Lulelakra një perime e mbushur me vitamina, minerale dhe fibra që ndihmojnë në eliminimin e yndyrës tepricë. Kjo perime ka efekt prej diuretiku që ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe pastron trupin duke vënë zorrët në lëvizje. Konsumoni lëngun e lakërishtës. Përbërësit: 1 lugë lulelakër (15 g) Një gotë ujë (200 ml) Përgatitja: Lulelakrën e futni në ujë dhe e lini gjatë natës. Mëngjesin vijues e kulloni ujin dhe e pini. Pijen e konsumoni për një muaj.
 

Image

BROKOLI Perime tjetër e gjelbër në listën që përmban pak kalori, sodium dhe përmban shumë fibra. Brokoli është e hatashme për humbjen në peshë, mund ta përgatitni në shumë mënyra. Provoni këtë recetë për të përfituar nga proteinat cilësore, vitaminat dhe mineralet. Përbërësit: Një pjesë salmon 2 lugë vaj ulliri (30 g) 1 lugë rozmarinë të copëtuar ose borzilok të thatë (15 g) Kripë ¼ e qepës, e imtësuar 3 lugë rrush të thatë pa fara (45 g) 1 gotë brokol (200 g) ½ e gotës ujë (125 ml) Përgatitja: Së pari, përzieni vajin e ullirit me rozmarinën dhe kripën. Pastaj marinoni salmonin për 20 minuta. Më pas fërgoni qepën. Pastaj, shtoni rrushin e thatë dhe rozmarinën. Përzieni deri të marrin ngjyrë kafeje. Në ndërkohë, zieni brokolin në enë. Zieni salmonin në tigan, mos shtoni më shumë vaj. Salmonin e vendosni në pjatë dhe e dekoroni me rrushin e thatë, brokol dhe qepë.

 

Image

LAKRA E BRUKSELIT E dimë se jo të gjithë e konsumojnë një perime si kjo. Çelësi është të mos i zieni sepse marrin shije të hidhur. Përbërësit: ½ e gotë lakër Brukseli, e pastruar (27 g) 1 lugë gjalpë (20 g) Kripë dhe piper Përgatitja: Së pari, tretni gjalpin në një tigan. Kur të jetë tretur komplet, fërgoni lakrën e Brukselit. Shtoni kripë dhe piper për shije.

 

Image

LAKRA JESHILE Lakra jeshile është e hatashme për humbjen në peshë falë përmbajtjes së ultë me kalori. Posedon edhe fibra që rregullojnë tretjen, ofron vitamina B, C, E, hekur, acid folik dhe alibinë. Për byrek me lakrën jeshile ju nevojiten: Përbërësit: 1 gotë lakër jeshile (100 g) Një vezë Një gotë miell (120 g) 1 lugë majë të bukës (5 g) Hudhër në pluhur 1 lugë majdanoz të freskët (5 g) Kripë dhe piper ½ e gotës qumësht (125 ml) Përgatitja: Së pari, zieni lakrën jeshile, më pas e preni në copëza. E përzieni lakrën jeshile në një enë me vezën, miellin, kripën, hudhrën, piperin dhe majën e bukës. Shtoni pak qumësht dhe shtoni pjesët e lakrës jeshile. E lini të pushojë për 30 minuta për t'u aktivizuar maja e bukës. Përgatitni rrathë dhe i shtypni. I skuqni në furrë derisa të marrin ngjyrë të artë. I shërbeni me perime. 

 

Image

LAKRA Kjo perime përmban sasi të madhe me vitamina C dhe K, acid folik, kalium dhe magnez. Për këtë ju nevojiten: Përbërësit: 1 lakër 6 qepë 2 speca të gjelbër pikant 6 domate 5 shkopinj selino Kripë dhe piper Përgatitja: Lani dhe copëtoni perimet në copëza të vogla. Në një enë, shtoni mjaftueshëm ujë për t'i mbuluar perimet dhe i zieni për 10 minuta. Shtoni kripë dhe piper. I lini të vlojnë për 30 minuta derisa të kanë përbërjen e dëshiruar.  

(Kosova Sot)