Vaji i ullirit kundër pikës në tru

  • 02 September 2015 - 08:12
Vaji i ullirit kundër pikës në tru

Mënyra mesdhetare e ushqimit, e cila nënkupton përgatitjen e gjellëve me vaj ulliri dhe një konsumim të madh të peshqve, marrjen e rregullt të pemëve me gëzhojë, një konsumim më të vogël të kripës dhe lënien e duhanit, janë bazat e Shoqatës amerikane për mbrojtjen e zemrës, si dhe për parandalimin e pikës në tru, transmeton Kosova Sot Online.

Bëhet fjalë për preferencat për preventivë primare, e cila ka të bëjë me persona, të cilët ende nuk kanë pësuar infarkt të trurit.

Ekspertët po ashtu theksojnë se, të paktën një herë në vit, duhet vizituar mjekun për ta kontrolluar shtypjen e gjakut, i cili, nëse është lehtësisht i ngritur, duhet mjekuar dhe duhet shtuar aktivitetin fizik, duhet praktikuar një të ushqyer të shëndetshëm dhe duhet mbajtur peshën adekuate trupore.

Ata që kanë shtypje të lartë të gjakut, do të duhej që rregullisht ta masin atë me aparat adekuat në shtëpi. Nëse terapia nuk bën punë, apo nëse pacienti ka efekte të padëshirueshme anësore nga ilaçet, atëherë gjithsesi duhet konsultuar mjekun specialist. (Kosova Sot)