Çaji shërues nga tërfili i kuq

  • 02 September 2015 - 11:05
Çaji shërues nga tërfili i kuq

Tërfili i kuq është burim i mirë për të gjitha ato femra të cilat kanë probleme me çekuilibrin hormonal në periudhën e menopauzës dhe periudhën paramenstruale. Çaji nga tërfili i kuq përdoret te tromboza sepse pakëson formimin e droçkave në gjak po ashtu edhe e stimulon punën e mëlçisë e po ashtu ju sugjerohet njerëzve të cilët vuajnë nga astma, transmeton Kosova Sot Online.

Përbërësit:

-1 lugë të madhe të lules së tharë të tërfilit të kuq

-2 gota ujë

-Gjysmë limoni

-Mjaltë

Përgatitja e çajit:

Së pari duhet të vloni gjysmë litër ujë, e më pas ujin e vluar e vendosni në një enë në të cilën paraprakisht keni shtuar një lugë të luleve të thara nga tërfili i kuq. Më pas çajin e lini të mbuluar për pesë minuta. E lini të ftohet. Në çaj edhe kur të jetë i ngrohtë, por edhe pasi të jetë ftohur mund të shtoni lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni dhe në vend të sheqerit ta ëmbëltoni me mjaltë. (Kosova Sot)