Menyja për dietën alkaline

  • 02 September 2015 - 16:35
Menyja për dietën alkaline

Me ndihmën e dietës alkaline mund ta mbani linjën si shumë yje. Në vijim ju paraqesim edhe menynë për këtë dietë shumë popullore

Menyja

Kafjalli: omëletë nga 2 vezë, 1 rriskë bukë integrale dhe 1 domate.

Dreka: 1 porcion lakër të ëmbël me mish gjedhi.

Darka: 150 gr mish gjedhi të pjekur në skarë, sallatë me lakër.

Kafjalli: petulla nga miell misri me marmelatë nga kajsia, kakao nga qumështi i orizit.

Dreka: musakë nga kungulleshkat me fara të lirit, sallatë nga karota dhe borania të reja.

Darka: makarona me djathë të ri, çaj kamomili.

Kafjalli: kaçamak me ajkë të re, jogurt probiotik, banane.

Dreka: gjellë të trashë prej patateve, 1 rriskë bukë integrale, sallatë nga lakra.

Darka: sallatë nga brokoli me jogurt dhe hudhër, 1 rriskë bukë integrale.

Kafjalli: pite me miell hikërror, susam, çaj të gjelbër.

Dreka: gjellë të trashë me peshk, bukë integrale, sallatë me lakër.

Darka: kërpudha në marinadë me vaj ulliri dhe limon të pjekur në furrë, sallatë nga domatet.

Lëngu alkalin – përbërësit:

1/2 mango, 1 banane, 475 ml ujë kokosi, 40 g kokos të dehidratuar, 1/2 e lugës ekstrakte të vaniljes.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni derisa të merrni një masë unike.

Image

 

Gjellë e trashë me mish peshku – përbërësit:

500 gr peshk (skumbri), 2 domate, 1 presh, 1/2 e koprës, 2 gjethe të dafinës, 2 lugë vaj, kripë, piper, 70 g përbërje të imët për supë.

Përgatitja:

Pastroni perimet, i preni në copëza dhe i përzieni me vaj në enë dhe i mbani në zjarr. Në ndërkohë pastroni peshkun dhe e copëtoni. Ia shtoni perimeve të ziera, pak e përzieni në zjarr të lehtë, e më pas ia shtoni një litër ujë të ngrohtë, kripë dhe piper, e mbuloni dhe e lini në zjarr të lehtë për një orë. Peshkun dhe perimet i kulloni, duke larguar eshtrat. Masën e vendosni në zjarr, e kur të vlojë hidhni pjesën përbërëse të supës dhe e zieni, derisa të zbutet. 

Image

 

(Kosova Sot)