Ja arsye se keni metabolizëm të ngadaltë

  • 02 September 2015 - 20:33
Ja arsye se keni metabolizëm të ngadaltë

Kur ta përshpejtoni punën e metabolizmit, do ta përshpejtoni edhe heqjen e kilogramëve. Nëse përmirësoni disa nga shprehitë tuaja, shpejt do të humbni në peshë. Ja disa prej shprehive

Mungesa e kafeinës

Mos e merrni kafeinën vetëm përmes kafesë, këtu është edhe çaji i gjelbër, i cili është burim më i shëndetshëm i kafeinës sesa kafeja. Kafeina përshpejton metabolizmin për rreth 15 për qind.

Mungesa e proteinave

Proteinat ndërtojnë muskujt, por edhe e aktivizojnë metabolizmin. Mungesa kronike e proteinave si pasojë e shprehive të dëmshëm apo dietave të ndryshme, shkakton dobësimin e muskujve.

 Mungesa e fibrave

Konsumimi i përditshëm i fibrave mundet ta zvogëlojë peshën për 5-7 për qind . Hani mjaft perime me gjethe të gjelbër.

Mungesa e kalciumit

Përdorni më shpesh ushqimet e pasura me kalcium, si: djathi, qumështi, brokoli, lakra jeshile, fiku... kjo sidomos është e rëndësishme për femrat. Ngadalësimin e metabolizmit e shkakton edhe mungesa e lëvizjes, mungesa e vitaminave D, mungesa e hekurit dhe konsumimi i alkoolit.

(Kosova Sot)