Përpirja e kapsulës vibruese mund të lehtësojë nga kapsllëku

  • 11 October 2018 - 18:28
Përpirja e kapsulës vibruese mund të lehtësojë nga kapsllëku

Përpirja e kapsulës biruese mund të lehtësojë nga kapsllëku kronik, sugjeron studimi i fundit. Ilaçi, i programuar për të vibruar në zorrën e madhe, stimulon punën e stomakut si dhe ndihmon në përshpejtimin dhe përmirësimin e tretjes. duke e marrë këtë kapsulë, që ka madhësinë e suplementit të vajit të peshkut, vetëm pesë herë në javë nëse e merrni e dyfishon lëvizjen e përgjithshme të zorrëve, gjë që një person që vuan nga kapsllëku nuk e përjeton, zbulon studimi. Nëse studimet tjera më të mëdha e konfirmojnë sigurinë e kapsulës dhe efikasitetin e saj, ku ilaç mund të jetë në dispozicion pas vetëm tri viteve, theksojnë shkencëtarët nga "Augusta University", Gjeorgjia. Studimi i udhëhequr nga Dr Satish Rao, ka testuar kapsulën në dy studime me 245 njerëz që kanë vuajtur nga kapsllëku kronik. Pjesëmarrësit që e kishin marrë pesë herë në javë për d muaj rresht. Secila kapsulë ishte marrë para se të shkonin në gjumë. Këto tableta brenda 24 orëve kishin vibrime prej 2.5 orëve pasi ishin përpirë. Studimet zbuluan se ata që kishin marrë këtë tabletë dy herë i kishin më të shpejta lëvizjet e zorrëve në krahasim me ata që kishin marrë placebo.

 

(Kosova Sot)