Dieta e pilotëve: Stomak të fortë për humbje të shpejtë të kilogramëve

  • 13 October 2018 - 09:57
Dieta e pilotëve: Stomak të fortë për humbje të shpejtë të kilogramëve

Dieta e pilotëve ka tri rregulla. Rregulli i parë thotë të pini katër gota ujë në ditë, të mos përdorni erëza, uthull, keçap në shujta, e rregulli i tretë të mos hani bukë, makarona apo patate.

Menyja:

DITA E PARË: Kafjalli: Kafe. Dreka: 2 vezë dhe domate. Darka: 200 gramë mish të kuq dhe sallatë.

DITA E DYTË: Kafjalli: Kafe dhe bukë të thekur. Dreka: 200 gramë mish të kuq dhe sallatë. Darka: 150 gr mish të thatë dhe jogurt.

DITA E TRETË: Kafjalli: Kafe dhe bukë të thekur. Dreka: Sallatë, domate, mandarina. Darka: 100 gramë mish të thatë dhe jogurt.

DITA E KATËRT: Kafjalli: Kafe dhe bukë të thekur. Dreka: 150 gramë djathë, vezë, karota. Darka: Sallatë me pemë dhe jogurt.

DITA E PESTË: Kafjalli: 150 gramë mish të thatë, karota. Dreka: 250 gr peshk të zier, 1 domate. Darka: 250 gramë mish të kuq.

DITA E GJASHTË: Kafjalli: Kafe dhe bukë të thekur. Dreka: 1/4 e pulës së pjekur, portokall. Darka: 2 vezë, karota.

DITA E SHTATË: Kafjalli: Kafe dhe bukë të thekur. Dreka: 200 gramë mish të kuq, grejpfrut. Darka: Sipas dëshirës tuaj, mos të ketë më shumë se 500 kalori.
 

(Kosova Sot)