Hani më shumë, por me mend: Kombinoni këto ushqime dhe kilogramët shkrihen

  • 14 October 2018 - 09:56
Hani më shumë, por me mend: Kombinoni këto ushqime dhe kilogramët shkrihen

Këto kombinime të shijshme dhe të përdorshme do t'ju ndihmojnë që të bëni një hap më shumë drejt figurës trupore ideale

PERIME DHE VEZË

Vezët absorbojnë absorbimin e karotinës (këto pigmente i japin ngjyrën perimeve) dhe në kombinim me perimet e freskëta sigurojnë dobi të dyfishtë atyre që luftojnë me kilogramët e tepër.

MISH PULE DHE SPECA

Specat në mënyrë të hatashme shkrijnë kaloritë e tepërta në mënyrë që ushqimin ta shndërrojnë në energji. Në kombinim me mishin e pulës, që është i pasur me proteina, fitohet një shujtë e shijshme dhe e shëndetshme.

BISHTAJA DHE MISËR

Hulumtimet e fundit kanë treguar se me përdorimin e bishtajave mund të shkrihen kilogramët e tepërt në trupin e njeriut. Nga ana tjetër, misri përmban niseshte të fortë - sheqerna, të mira për zorrë, imunitet dhe linjë vitale.

ÇAJ TË GJELBËR DHE LËNG LIMONI

Çaji i gjelbër përmban katehinë, antioksidues i fuqishëm. Për vetitë shëruese të limonit tashmë dinë pothuajse gjithsecili, por edhe nj plus i kësaj agrume është se mund të zvogëlojnë shkrirjen e katehinës, duke i bërë edhe më të lehta për t'u absorbuar.

SALMONI DHE SHPARGUJT

Salmoni përmban aminoacidet e shëndetshme omega-3, e shpargujt janë të pasur me celulozë dhe me proteina dhe me këtë rast ndihmojnë që nga organizmi të hidhet uji tepricë. Mund ta piqni ushqimin në furrë apo të përgatitni në avull - po ashtu do të jetë e shijshme dhe e shëndetshme.

BADEM DHE JOGURT GREK

Disa vitamina (sidomos A, D dhe E) më së miri merren kur përdoren bashkë me yndyra. Për shembull, bademi është burim për kalcium, antioksidues dhe për vitamina E, e jogurti grek është i pasur me vitamina D. Kombinim i përsosur ky.

 

(Kosova Sot)