Ju nevojiten vetëm tre përbërës: Përgatiteni pijen magjike për ten me shkëlqim dhe tretje më të mirë

  • 14 October 2018 - 10:00
Ju nevojiten vetëm tre përbërës: Përgatiteni pijen magjike për ten me shkëlqim dhe tretje më të mirë

Lëngu i selinos zë një vend të rëndësishëm midis pijeve të shëndetshme më të preferuara, e arsyeja pse konsiderohet e tillë nuk habit aspak, sepse kjo bimë ka përplot përbërës shërues që ndihmon në pastrimin e gjakrrjedhjes, e lehtësojnë sistemin e tretjes dhe shërojnë problemet me lëkurën. Një nutriciste amerikane shpjegon se selino përbëhet 95 për qind nga uji, e kur bëhet fjalë për lëkurën - hidratimi i saj është kyç. Pos kësaj, selino përmban sasi të madhe të natriumit që ndihmon në tretjen e ushqimit dhe me këtë rast përmirëson gjendjen e traktit tretës e kjo ndikon të keni më pak stres dhe të keni lëkurë me shkëlqim. Nutricistja amerikane sugjeron lëngun për në mëngjes, në lukth të thatë që pini rreth gjysmë litër të lëngut me selino. Ky edhe mundet të jetë hapi i parë në rrugën drejt mënyrës së shëndetshme të jetës. Për këtë pije ju nevojiten: - 1 gotë e gjysmë selino të copëtuar - gjysmë gote ananas të copëtuar - 1/4 e gotës gjethe të mentës Në blender i përzieni të gjithë përbërësit dhe i konsumoni të freskët.

 

(Kosova Sot)