KËTO USHQIME JU NDIHMOJNË TA MPOSHTNI ANEMINË

  • 15 October 2018 - 08:48
KËTO USHQIME JU NDIHMOJNË TA MPOSHTNI ANEMINË
Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga mungesa e hekurit në gjak, përkatësisht anemia. Leukemia ndikon negativisht në krejt shëndetin, derisa e dëmton edhe zemrën. Orizi i vrugtë është i pasur me fibra që ndihmojnë në hedhjen jashtë të helmeve nga organizmi, derisa hekuri nga orizi lufton kundër anemisë. Bollguri është burim i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga mungesa e hekurit. Filloni ditën me një tas bollgur. Patatja përmban sasi të madhe të hekurit, prandaj të gjithë ata që vuajnë nga anemia, detyrimisht duhet ta përshijnë në menynë e tyre. Brokoli po ashtu është e pasur me hekur,që është arsyeja e mjaftueshme që një herë në javë ta konsumoni. Dredhëzat poashtu janë të pasura me hekur, përmbajnë edhe vitamina C që ndihmojnë trupit për absorbimin e hekurit.

(Kosova Sot)