Çfarë të konsumoni nëse keni probleme me stomakun

  • 15 October 2018 - 10:56
Çfarë të konsumoni nëse keni probleme me stomakun
Shumë njerëz kanë probleme me stomakun si pasojë e stresit, konsumimit të tepërt të ushqimit apo viruseve. Mirëpo, edhe përkundër se ekzistojnë shumë tableta që do të duhej ta rregullojnë tretjen dhe problemet me stomak, preferohet të konsumoni përbërës natyralë. Bananet - janë të shkëlqyeshme, sepse lehtë treten dhe nuk e irritojnë stomakun apo traktin tretës. Kjo pemë përmban shumë fibra dhe ndihmon në parandalimin e diarresë. Vitamina B6 parandalon fryrjet, e magnezi relakson muskujt. Vezët - lehtë treten dhe janë burim i shkëlqyeshëm për proteina. Kur të keni nevojë për një shujtë të lehtë dhe të shpejtë, piqni vezë me pak vaj dhe gjalpë. Patatja e ëmbël - përmban kalcium, magnez dhe kalium që zvogëlojnë fryrjen e stomakut. Studimet kanë treguar se edhe xhemi, avokado, portokajtë dhe spinaqi po ashtu e luftojnë fryrjen. Xhenxhefili - zvogëlon mundimet dhe të vjellat, prandaj shpesh sugjerohet kundër mundimeve të mëngjesit. Mund ta konsumoni në formë të çajit apo ta shtoni në ushqim.

(Kosova Sot)