Shenjat që tregojnë se mund të kesh problem me tiroidet

  • 15 October 2018 - 16:26
Shenjat që tregojnë se mund të kesh problem me tiroidet

Tiroidet janë një problem që e ndjejnë shumë njerëz. Përveçse janë problematike në shëndetin fizik ato ndikojn shumë edhe në gjendjen emocionale të të sëmurit, madje disa nga simptomat lidhen direkt me të. Nëse dyshoni se mund të vuani nga tiroidet kini parasysh këto shenja.

Ndjeni lodhje

Nëse ndjeni shpesh lodhje pa e kuptuar arsyen dhe jeni si të përgjumur, shkak mund të jetë problemi me tiroidet.

Depresioni

Nëse ndjeni se po kaloni periudhë depresive, duhet të vizitoheni pasi shkak mund të jetë edhe gjëndrat tiroide.

Djersitje e tepërt

Nëse vini re ndryshime në trupin tuaj dhe ndjeni se po djersini më shumë se zakonisht pa arsye, duhet të vizitoheni.

Cikli menstrual çrregullohet

Nëse vini re çrregullime në ciklin menstrual një nga shkaqet mund të jenë gjëndrat tiroide.

(Kosova Sot)