Me një pije si kjo, humbni 5 kilogramë në muaj

  • 15 October 2018 - 20:05
Me një pije si kjo, humbni 5 kilogramë në muaj

Farat e vogla çia janë përplot me materie ushqyese dhe kanë pak kalori. Sasia e madhe me materie ushqyese e me pak kalori është karakteristika e farave çia. Ato po ashtu përmbajnë një sasi të madhe me proteina cilësore - me dy lugë fara çia do të merrni vetëm 140 kalori, por 4 gramë proteina, 12 gramë karbohidrate (jo sheqer!) dhe 11 gramë fibra, të rëndësishme për tretje të duhur. Prandaj farat çia janë të hatashme për dobësim, e janë përplot me vitamina e minerale, kështu që janë të dobishme për dietë. Për lëngun me fara çia, së pari dy lugë fara i lini në ujë për një orë, e në blender i përzieni me një lugë mjaltë. Shtoni lëng limoni sipas shijes dhe e plotësoni me ujë të thjeshtë. Lëngun e pini në mëngjes, më së miri para kafjallit, e nëse keni lukth të ndjeshëm, konsumoni një kafjall të lehtë. Mundohuni që sa më shumë të zvogëloni konsumimin e sheqerit - 2 lugë sheqer janë krejtësisht të mjaftueshme për nevojat ditore nëse nuk merreni me sport apo punë fizike. 

 

(Kosova Sot)