Si ta përgatitni lëngun për pastrimin e mëlçisë?

  • 16 October 2018 - 08:56
Si ta përgatitni lëngun për pastrimin e mëlçisë?
Mëlçia është një prej organeve më të rëndësishme në trupin e njeriut. Si pasojë e mënyrës së dëmshme të jetesës, kjo ndikon në shëndetin e mëlçisë dhe organeve të tjera. Për juve sjellim një lëng që ndikon në shëndetin e mëlçisë dhe shëndetit në përgjithësi. Ky lëng përmban pemë, perime, drithëra.

LËNGU PËR PASTRIMIN E MËLÇISË:

500 ml ujë (të vluar dhe i ftohur);
6 limonë të freskët;
Rrënjë xhenxhefili;
3 grejpfrutë;
4 thelpinj hudhre;
3-4 qimnon pluhur;
3-4 gjethe mentë të freskët;
3 lugë vaj liri.
Shtrydhni lëngun e limonit dhe grejpfrutit, hudhrën dhe xhenxhefilin i copëtoni në blender me pak ujë. Përzieni lëngun e limonit dhe grejpfrutit me ujë dhe i përzieni në blender me qimnon dhe vaj liri, shtoni hudhër dhe xhenxhefil.

LËNGU PËR DETOKSIKIMIN E MËLÇISË

125 gr lakër të freskët;
1 limon;
25 gr selino;
Dardhë;
Rrënjë xhenxhefili;
500 ml ujë;
Mentë të freskët.
Të gjithë përbërësit i përzieni në blender dhe e pini. Ky lëng i ndihmon mëlçisë që t'i hedhë helmet nga organizmi.

(Kosova Sot)