Njihuni me efektet terapeutike të muzikës

  • 16 October 2018 - 09:21
Njihuni me efektet terapeutike të muzikës

Muzika përveçse shërben për të qetësuar veshët dhe shpirtin, bën shumë mirë edhe për shëndetin në përgjithësi. Ekspertët dhe muzikantët profesionistë sugjerojnë se dëgjimi i muzikës ka efekte terapeutike.

Muzika u ndihmon të luftoni stresin dhe depresionin, duke qenë se ajo ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit). Psikiatristët thonë se në rastet e një depresioni akut, muzika mund të shërbejë si një suplement përkrah ilaçeve. Njerëzit këshillohen që të zgjedhin këngët e perferuara dhe t’i këndojnë, sepse kjo i ndihmon për të përballuar stresin. Nuk ka rëndësi nëse keni zë të bukur apo jo, thjesht këndoni, sepse kjo ndikon në humor dhe u relakson.

Përveç kësaj muzika rrit imunitetin, sepse mendohet se duke dëgjuar një këngë nivelet e antitrupave rriten duke reduktuar hormonin e stresit, që është përgjegjës për dobësinë e imunitetit. Gjithashtu muzika lehtëson dhimbjet akute, rrit vetvlerësimin dhe u bën të nidheni të motivuar. 

(Kosova Sot)