Ilaçet natyrale për hemorroidet e jashtme dhe të brendshme

  • 16 October 2018 - 11:20
Ilaçet natyrale për hemorroidet e jashtme dhe të brendshme
Venat e ënjtura dhe të zgjeruara në pjesën e fundit të zorrës së trashë dhe në hapjen anale i quajmë hemorroide. Shkaktojnë shumë dhimbje, kështu që shërimi emergjent është i pashmangshëm. Hiqen në mënyrë kirurgjikale, por së pari provoni ilaçet natyrale që veprojnë 
 
Image

VAJI I KANTARIONIT PËR HEMORROIDE Kantarioni në vajin e ullirit zvogëlon dhimbjen dhe shpesh përdoret edhe si ilaç natyral kundër hemorroideve. Vaji i kantarionit mund të blihet, apo vetë mund ta përgatitni sipas kësaj recetës: Katër lugë të mëdha me burbuqe të papjekura të kantarionit i vendosni në një kavanoz të errët, e mbyllni dhe e lini për 24 orë. Pasi të keni shtuar gjysmë litri vaj ulliri shishen e mbyllni mirë. Ashtu e lini në diell për 6 javë, pastaj e procedoni. Vajin e kantarionit të përgatitur kështu në kavanoz mund ta ruani edhe për dy vjet. Pos kësaj, është ilaç për hemorroide. Për ta forcuar efektin, në vajin e kantarionit mund të shtoni edhe disa pika vaj kamomili. Vajin e vendosni drejt në hemorroidet e jashtme.

 

Image

KREMI NGA LULERADHIQJA Ilaç natyral për hemorroide gjithsesi se është edhe luleradhiqja. Përkatësisht, kremi nga luleradhiqet të cilin mundeni vetë ta përgatitni në shtëpi. Ju nevojiten rreth 50 lule të luleradhiqes dhe gjysmë kilogrami dhjam të derrit. Dhjamin e ngrohni sa më shumë. Kur të jetë shumë i nxehtë, ia shtoni lulet e luleradhiqes dhe e lini në zjarr derisa të vlojë. Kur kremi të jetë i vluar e lini të pushojë dhe e hiqni nga pllaka. Enën e mbuloni dhe e lini të kalojë natën në temperaturë të dhomës. Të nesërmen masën e ngrohni aq sa mund ta procedoni. E derdhni në një që ju përshtatet dhe e aplikoni në hemorroidet e jashtme. 

 

Image

ILAÇI NATYRAL PËR HEMORROIDET E BRENDSHME Kombinimi i bimës bar veshi, limon dhe mjaltë është ilaç i hatashëm natyral për hemorroidet. Marrë parasysh se merret në mënyrë orale, ndikon mirë edhe te hemorroidet e jashtme dhe të brendshme. Përbërësit: 300 gr gjethe të freskëta bar veshi; 750 gr mjaltë të livadheve; 2 limonë; Sodë të bukës. Pastroni mirë limonët e më pas i hidhni në ujin me sodë të bukës dhe i lini që të qëndrojnë për një orë. I nxirrni nga uji, i thani dhe i preni në rriska të holla. Më pas, limonët bashkë me gjethet e bar veshit i bluani dhe i procedoni në garzë prej pambukut. Shtoni mjaltin dhe përzieni me lugë prej drurit. E ruani masën në frigorifer, çdo mëngjes në lukth të thatë merrni nga një lugë. Tretmani zgjat rreth 40 ditë.

(Kosova Sot)