Dëshironi të humbni në peshë, tekila mundet t'ju ndihmojë

  • 16 October 2018 - 17:49
Dëshironi të humbni në peshë, tekila mundet t'ju ndihmojë

Edhe pse dihet fakti se me konsumimin e alkoolit vijnë edhe një sasi e madhe e kalorive të zbrazëta, studimi i fundit ka gjetur një lidhje midis tekilës dhe humbjes në peshë. Sipas shoqatës amerikane "American Chemical Society", e cila ka vëzhguar efektet që tekila ka në nivelin e glikozës në gjak, mund të ndihmojë në uljen e nivelit të lartë të sheqerit në gjak. Gjatë studimit hulumtuesit kanë zbuluar se si minjtë, që pas shujtave kanë konsumuar ujë me sheqer shtesë nga bima agave, në përgjithësi kishin ngrënë më pak, sepse kishin pasur nivel më të ultë të sheqerit në gjak se minjtë që nuk kishin marrë agave. Po ashtu, minjtë që kanë konsumuar prodhimet nga bima agave kishin hormonin me emrin "GLP-1", që e kanë zgjatur ndjenjën e ngopjes dhe kanë prodhuar insulinë. Mu për këtë fakt, hulumtuesit besojnë se si agave mundet të jetë shumë e përdorshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti tipi 2, si te njerëzit që luftojnë me mbipeshë.

 

(Kosova Sot)