Xhenxhefili mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse keni një nga këto probleme

  • 16 October 2018 - 17:55
Xhenxhefili mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse keni një nga këto probleme

X henxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme që mund ta keni në kuzhinë, por me konsumimin e tij duhet pasur kujdes. Megjithëse i shëndetshëm, nëse vuani nga këto probleme, mos e konsumoni.

KENI NDONJË ÇRREGULLIM NË GJAK

Nëse vuani nga mbipesha apo keni sëmundje të zemrës, xhenxhefili e bën mrekullinë; sepse ndikon në përshpejtimin e qarkullimit. Nëse keni hemofili atëherë xhenxhefili mundet të jetë i rrezikshëm për juve. Hemofilia nuk lejon trashjen e gjakut.

PINI ILAÇE TË CAKTUARA

Nëse merrni ilaçe për diabet apo për shtypje të ulët të gjakut, kujdes me xhenxhefilin. Xhenxhefili e zvogëlon efektin e insulinës, kështu që detyrimisht këshilloni mjekun. NËSE JENI SHTATZËNË Me siguri se keni dëgjuar që njerëzit t'ju këshillojnë se në shtatzëni xhenxhefili mundet t'ju ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve në stomak dhe problemet me stomakun, me vete mban edhe një dozë rreziku. Xhenxhefili mundet ta përshpejtojë lindjen dhe të shkaktojë pengesë.

 

(Kosova Sot)