Ndjeni dobësim në duar dhe ju dridhen, cili mund të jetë shkaku?

  • 17 October 2018 - 08:59
Ndjeni dobësim në duar dhe ju dridhen, cili mund të jetë shkaku?
Në duart tona ka receptorë të pandjeshëm. Nëse vetëm një prej këtyre nervave dëmtohet apo dërgon impulsin e gabuar, mund të shkaktohet ndjenja e plogështisë dhe sjell deri te shkaktarët e mundshëm.

ÇRREGULLIM NË PUNËN E GJËNDRAVE TIROIDE Kur të vendoset diagnoza dhe nuk fillon me shërimin, sëmundjet e gjëndrave tiroide mund të shkaktojnë të njëjtat simptoma, sepse vjen deri te dëmtimi i nervave që transmetojnë informacione nga truri në shpinë dhe pjesët tjera të trupit.

ALKOOLI Nëse e teproni me alkoolin, ky mund të jetë shkaku. Në fakt, konsumimi i alkoolin për një periudhë ët gjatë kohore mundet të shkaktojë dëmtimin e nervave, e simptomat përfshijnë të dridhura në duar, muskuj dhe këmbë.

SULM NË TRU Humbja e ndjenjave në duar mund të jetë simptomë e sulmit në tru, e simptomat tjera përfshijnë edhe probleme në të folur, marramendje dhe shikim të dobësuar.

DIABETI Niveli i lartë i sheqerit në gjak prek nervat, prandaj mund të vjen deri te shfaqjet e pakëndshme të dridhjeve në duar dhe këmbë. 

(Kosova Sot)