Rrushi, vetitë ushqyese dhe ndikimi në shëndet

  • 17 October 2018 - 09:18
Rrushi, vetitë ushqyese dhe ndikimi në shëndet
Rrushi është një nga frutat më të përhapura në botë. Deri më sot janë zbuluar disa lloje të tij ku mund të përmendim: i kuq, i bardhë, me fara, pa fara, etj. Në të gjithë botën prodhohet rreth 72 milionë ton rrush i cili përdoret në forma të ndryshme. Por përpos shijes, ky frut ka edhe veti ushqyese, të cilat e bëjnë të jetë një nga frutat me më shumë vlera. Si shumë fruta të tjera, ato ndikojnë në sulmimin e kancerit, sëmundjet e zemrës dhe kapsllëkun. Antioksidantët që përmban rrushi, kryesisht ai i kuq, sulmon qelizat e prekura nga kanceri dhe nuk i lejon të zhvillohen. Gjithashtu ky frut përmban fibra dhe kalium të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës. Rrushi përmban sasi të lartë uji dhe fibra që ndikojnë në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe sigurisht ndikon edhe në tretjen e ushqimeve.

(Kosova Sot)