Si të hidhni këlbazën nga fyti dhe mushkëritë?

  • 17 October 2018 - 14:41
Si të hidhni këlbazën nga fyti dhe mushkëritë?
Nëse grupi dhe ftohjet nuk shërohen si duhet, organizmi i dobët është bazë e mirë për zhvillimin e baktereve dhe viruseve. Pas ftohjes me javë vuani nga gëlbaza e trashë. Edhe kolla është karakteristikë e simptomave të baktereve dhe inflamacioneve të organeve të frymëmarrjes. Në vijim ju sjellim ilaçet natyrale për të hedhur jashtë gëlbazën nga mushkëritë.
 
Image

MËLLAGA E BARDHË PËR HEDHJEN E GËLBAZËS TE TË RRITURIT Një lugë rrënjë të mëllagës së bardhë i përzieni me dy decilitra ujë të ftohtë dhe e mbuloni për gjashtë orë, e më pas e procedoni dhe e pini në gllënjkë të vogla. Një çaj i përgatitur si ky për hedhjen e kollës, ta konsumoni dy herë në ditë pa sheqer, rezultatet nuk do të mungojnë.

 

Image

MËLLAGA E BARDHË, LIRI DHE SHERBELA PËR HEDHJEN E KËLBAZËS TE FËMIJËT Përzieni një lugë rrënjë të mëllagës së bardhë, një lugë fara të lirit dhe një lugë sherbelë të thatë. Hidhni tre decilitra ujë në enë, shtoni 100 g sheqer të vrugtë dhe e ngrohni. Kur sheqeri të jetë tretur shtoni edhe një limon të prerë në rriska. E vloni në temperaturë për 15 minuta, e më pas e hiqni nga pllaka dhe e procedoni. Merrni një lugë shurup 4 herë në ditë.  

 

Image

RREPKË DHE QEPË TË KUQE KUNDËR GËLBAZËS Hidhni në blender 2,5 decilitra lëng limoni, një gotë mjaltë, një kokë qepë të kuqe të prerë në pjesë, gjashtë thelpinj të hudhrës dhe nj rrepkë të kuqe të qëruar dhe të prerë në copëza. I përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Më pas e derdhni në kavanoz dhe e ruani në frigorifer për një javë. Tri herë në ditë e merrni nga një lugë shurup, gjysmë orë para shujtave. 

 

Image

SHURUPI NGA BIRRA DHE SHEQERI I VRUGTË Në një enë të madhe hidhni 150 g sheqer të vrugtë dhe e ngrohni në temperaturë mesatare derisa të tretet dhe të marrë ngjyrë karamele, e më pas ia shtoni 5 decilitra birrë dhe vloni për 20 minuta derisa shurupi të marrë strukturë të trashë. E hiqni nga zjarri dhe e lini të mbuluar për t'u ftohur, e më pas e derdhni në kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Merrni nga një lugë para shujtave kryesore, tri herë në ditë. 

 

Image

ÇAJ BLIRI PËR HEDHJEN E KËLBAZËS TE FËMIJËT Një zgjidhje për të hedhur këlbazën te fëmijët është edhe çaji i blirit. Nëse e përdorni disa ditë, do të zbutni kollën dhe përshpejtoni hedhjen e sekretimit të grumbulluar. Ky çaj nxit edhe djersitjen, që është mirë në rast të gripit, ftohjes. Dy lugë gjethe të blirit i përzieni me 5 dl ujë të vluar, e lini për 20 minuta. E ëmbëltoni me mjaltë, shtoni lëng limoni dhe merrni nga një lugë çdo ditë.

 

Image

SHURUPI NGA DAFINA PËR HEDHJEN E KËLBAZËS DHE KUNDËR KOLLËS Në temperaturë të mesme tretni 250 g sheqer të verdhë. Shtoni 2,5 dl ujë, 3 lugë sherbelë dhe 3 gjethe të dafinës. Kur të vlojë, e zieni edhe për 3 minuta, e më pas e hiqni nga shporeti dhe e lini të mbuluar për t'u ftohur. E ruani në kavanoz, e merrni rregullisht 3-4 herë në ditë.

(Kosova Sot)