ILAÇET NATYRALE KUNDËR FTOHJES DHE VIRUSEVE

  • 17 October 2018 - 17:28
ILAÇET NATYRALE KUNDËR FTOHJES DHE VIRUSEVE

Mbrojtja më e mirë nga viruset është forcimi i sistemit imun, përmes ushqimit të ekuilibruar. Shkaku i ushqimit jocilësor, edhe vetë shërimi zgjat më shumë. Ushqimet që duhet t'i përfshini në menynë tuaj janë ato ushqime të pasura me nutriente për forcimin e imunitetit - burimet cilësore me proteina, yndyra të dobishme, antioksidues, por edhe probiotikë. Në fakt, për punë të pandërprerë të sistemit imun duhet pasur nën kujdes tretjen, sepse bakteret e mira në zorrë të trashë dhe ekuilibri i mikroflorës së zorrës janë përgjegjës për shëndetin në përgjithësi. Për këtë arsye, në ushqim duhet të përfshini prodhime cilësore të fermentuara të qumështit, si jogurti dhe kefiri. Konsumimi i baktereve të acideve të qumështit nxit shëndetin tretës, e me këtë rast edhe imunitetin. Luftojnë kundër patogjeneve në zorrë, falë prodhimit të substancave kundër mikrobeve. Ekspertët thonë se edhe hudhra është ilaç kundër ftohjes. Vaji i hudhrës dhe substancat aktive, si alicina, depërtojnë në sistemin e frymëmarrjes përmes gjakrrjedhjes dhe zbutin telashe respiratore. Ka dëshmi serioze shkencore se hudhra shkatërron bakteret, kërpudhat, viruset dhe parazitët. Efekti i fortë i hudhrës është dëshmuar edhe në mbrojtjet nga sëmundjet respiratore, siç janë ftohjet, astma, bronkiti e madje edhe tuberkulozi. KËSHILLË: • Copëtoni hudhrën 10 minuta para gjellës, sepse kështu efekti i hudhrës është më i fortë. • Edhe pemët, midis tyre sezonin e ka shega, përmbajnë antioksidues që zbutin simptomat e ftohjes. Ndikojnë kundër mikrobeve, kundër baktereve që shkaktojnë shumë sëmundje repsiratore. Shega është e pasur me vitamina C që shpejt qetëson simptomat e ftohjes. • Një sasi e madhe e vitaminave C merret edhe nga limoni. Vitaminat C janë përbërësi kyçë për forcimin e sistemit imun dhe ndihmojnë në parandalimin e efekteve të dëmshme të radikaleve të lira. Limoni po ashtu ndihmon edhe në pakësimin e proceseve inflamatore në krejt trupin. • Përmendet fakti se edhe konsumimi i rregullt i kivit ndihmon në pakësimin e simptomave inflamatore në trup. Kivi ndihmon edhe te infeksionet e sistemit të sipërm të frymëmarrjes. • Mjalti në mënyrë natyrale e qetëson dhimbjen dhe ndikon si preparat për shërimin e kollës. Kjo i mundëson trupit që ta forcojë sistemin imun kundër infeksioneve dhe gripit. 

 

(Kosova Sot)