Shërimi i baktereve në lukth

  • 18 October 2018 - 08:41
Shërimi i baktereve në lukth
Bakteret në lukth janë një sëmundje e shpeshtë. Shërohen gjatë dhe vështirë, e në mjekësi përdoren edhe shumë antibiotikë të ndryshëm. Fiku bashkë me vajin e ullirit janë ilaç natyral për luftën kundër baktereve në lukth. Përgatitja është shumë e thjeshtë: në një enë prej qelqit hidhni fikun e thatë dhe e përzieni me vaj ulliri. Kavanozin e mbyllni mirë dhe e lini që të pushojë për së paku dyzet ditë. Pas kësaj periudhe kohore, për çdo mëngjes konsumoni në lukth të thatë një fik, si dhe mund të konsumoni një lugë vaj ulliri ku gjendet fiku. Për efekt më të mirë të shërimit nevojitet që ilaçin ta përshtatni edhe me ushqim. Provoni të hani ushqime të ziera dhe ushqim të lehtë, pa shumë erëza, sidomos ato pikante. Shmangni ushqimin e thartë dhe prodhimet e thata të mishit. Ushqimin ta përgatitni në vaj ulliri, konsumoni ushqime të freskëta dhe shumë pemë e perime. 

(Kosova Sot)