Mos i hidhni të hollat kot në ilaçe, përgatiteni vetë ilaçin kundër gripit

  • 03 September 2015 - 17:31
Mos i hidhni të hollat kot në ilaçe, përgatiteni vetë ilaçin kundër gripit

Sezoni i gripi godet përsëri, e fillon me dhimbjet në fyt. Merrni një enë dhe aty derdhni një gotë sheqer dhe ½ e gotës ujë, një lugë lëng limoni të shtrydhur dhe një lugë mjaltë. Mjalti ka përbërje të fortë antibakteriale që ndihmon fytin e pezmatuar. Më pas shtoni ½ e lugës xhenxhefil të bluar dhe ½ e dytës karafil të bluar. Shtoni zjarrin derisa përzierja të vlojë, e më pas përzieni mirë. E hiqni përzierjen nga pllaka dhe e lini të ftohet për 15 deri 20 minuta. Më pas e përgatitni një tepsi të madhe, e cila duhet të jetë e pastruar shumë mirë, e më pas në tepsi të shtroni letrën për pjekje. Me ndihmën e një lugës, por kurrsesi të mos jetë lugë metalike apo e plastikës, sepse përmbajnë substanca të dëmshme, por të jetë lugë e ndërtuar prej drurit dhe vendosni përzierjen mbi letrën për pjekje në tepsi. Pasi të jenë pjekur, atëherë këto “bonbone” i lini të ftohen në temperaturë të dhomës, e më pas ju shtoni edhe një sasi të mjaftueshme sheqer pluhur.

(Kosova Sot)