Përgatitjani vetes kremin për shërimin e hemorroideve

  • 18 October 2018 - 11:37
Përgatitjani vetes kremin për shërimin e hemorroideve
Për përgatitjen e kremit bimor për shërimin e hemorroideve ju nevojiten vetëm 500 gramë dhjam derri dhe rreth 50 lule të kumakut. Në një enë vendosni përbërësit dhe të gjitha bashkë i ngrohni në zjarr. Pas kësaj nevojitet që enën ta hiqni nga zjarri dhe përbërjen e lini të ftohet. Për shërimin e hemorroideve të jashtme shërbehuni me garzë të pastër, aty aplikoni kremin dhe më pas e lyeni pjesën e jashtme të anusit. Për shërimin e hemorroideve të brendshme nevojitet që nga kremi të formoni supozitorë, të cilët duhet t'i shtyni në rektum për efektin e shërimit. Pos këtij kremit, për shërimin e hemorroideve vepron edhe çaji nga kopra. Vloni rreth 2 dl ujë dhe aty shtoni rreth 20 gramë kopër. Edhe vaji i kantarionit është i shëndetshëm kundër hemorroideve. Në një enë prej qelqit shtoni një grusht gjethe kantarioni dhe shtoni vajin e ullirit. E lini në diell për dyzet ditë dhe masa është e gatshme për ta përdorur. Pos ilaçeve, për shërimin e tyre duhet të ushqeheni shëndetshëm.

(Kosova Sot)