ÇAJI I BIMËVE, KUNDËR FTOHJES DHE GRIPIT

  • 18 October 2018 - 11:38
ÇAJI I BIMËVE, KUNDËR FTOHJES DHE GRIPIT

Ilaçet janë kudo rreth nesh, me rëndësi t'i dallojmë dhe t'i përdorim. Bimët si sherbela, shtogu, menta, ehinakea, kaçja, kumaku, e disa të tjera, janë ilaçe natyrale që ndihmojnë kundër ftohjes dhe gripit. Me rëndësi është të dihet se cilat bimë janë të shëndetshme, si të përgatiten dhe në cilat raste duhet konsumuar. Priteni dimrin të gatshëm duke konsumuar lloje të ndryshme të çajit dhe ruani sistemin e fortë imun. Llojet e çajit që janë të shëndetshëm për dimër janë: çaji nga sherbela, ai nga lulet e shtogut, mentës dhe rrënjës së bimës ehinakea. Një lugë të cilësdo bimë e përzieni me dy gota ujë të vluar, e lini të pushojë për 20 minuta, dhe e konsumoni tri herë në ditë.
 

(Kosova Sot)