Shërimi i sëmundjeve të zorrëve në mënyrë natyrale

  • 18 October 2018 - 17:26
Shërimi i sëmundjeve të zorrëve në mënyrë natyrale

SHËRIMI I GASTRITIT ME BIMË

Përzieni bashkë një lugë pelin, 3 lugë mijëfletëshi, dy lugë kantarion dhe një lugë mentë. Një lugë të përzierjes e hidhni në 3 deri 4 decilitra ujë dhe e vloni për 3 minuta. Kur të ketë kaluar kjo kohë, përzierjen e lini për 10 deri 15 minuta që të ftohet. Pas kësaj kohe, lëngun e procedoni, shtoni pak mjaltë dhe pak lëng limoni. Lëngun e pini të ngrohtë, gjysmë orë para gjellëve.

BIMA SHËRUESE PËR SHËRIMIN E ZORRËS SË TRASHË TË INFEKTUAR

Imtësoni një gjethe të xhenxhefilit të egër, 1 një lugë, e përzieni me 2 deri 3 decilitra ujë të vluar. Gjithçka mbuloni në enë dhe e lini për një orë. Më pas lëngun e procedoni, e pini tri herë në ditë nga një lugë të vogël.

SHËRIMI I ZORRËVE, GJAKDERDHJES NË LUKTH, DIARRESË DHE KOLLËS ME GJAK

Merrni 2 deri 5 gramë rrënjë të lisit dhe i vendosni në 2 deri 3 decilitra ujë të ftohtë dhe e lini që të qëndrojë për 2 deri 3 orë. Këtë përzierje duhet ta pini në gllënjka të vogla, 2 deri 3 gota në ditë.

MËNYRA ALTERNATIVE E SHËRIMIT TË TË THATIT NË ZORRËN DYMBËDHJETËGISHTORE DHE NË LUKTH

Lëngun e lakrës (rasojin) e tretni me pak ujë dhe këtë lëng e pini për kohë të gjatë, për çdo orë nga një lugë. Pos kësaj, duhet pasur kujdes dhe të ushqeheni shëndetshëm, të konsumoni ushqime dhe gjellë të lehtë, derisa alkooli dhe duhani rreptësishtë ndalohen. Mënyrë tjetër e luftës kundër të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe në lukth është me ndihmën e patateve. Qëroni 50 g patate, shtrydhni lëngun prej tyre. Lëngun ta konsumoni në lukth të thatë, e herën e dytë e pini para drekës. Kura zgjat 6 javë.

SHËRIMI I TË THATËVE TË VEGJËL NËPËR ZORRË

Hithrat me rrënjë apo me gjethe 30 g, boronica 50 g, mjaltë 250 g. Të gjithë këta përbërës i vendosni në ujë për 8-10 orë. Pas kësaj e vloni të mbuluar për 2-2,5 orë. Më pas e lini edhe 5 minuta dhe e kulloni. Nga ky lëng konsumoni në lukth të thatë, në mëngjes dhe para gjumit, të ngrohtë dhe nga një gotë. 

 

(Kosova Sot)