PËRGATITENI PASTËN NATYRALE PËR BUZËQESHJE ME SHKËLQIM

  • 19 October 2018 - 11:54
PËRGATITENI PASTËN NATYRALE PËR BUZËQESHJE ME SHKËLQIM
Në vend se ta fshihni buzëqeshjen tuaj, sepse mendoni se dhëmbët tuaj nuk janë mjaftueshëm të bardhë dhe me shkëlqim, përgatitni pastën që i bën më të bardhë. Receta është shumë e thjeshtë, e efektet të forta. Merrni gjysmë lugë argjilë të gjelbër, 20 pika bimë stevia, gjashtë pika çaj lisi, 15 pika vaj eterik të mentës, gjysmë lugë kripë deti dhe pak ujë. Të gjitha këto i përzieni mirë dhe i vendosni në një kavanoz të qelqit. Në mëngjes dhe në mbrëmje i shpëlani dhëmbët dhe pas disa ditësh e vëreni se dhëmbët tuaj janë më të bardhë dhe më me shkëlqim.

(Kosova Sot)