Ilaçet që mund t’ia përshkruani vetes

  • 03 September 2015 - 21:49
Ilaçet që mund t’ia përshkruani vetes

I hollë është kufiri midis “mjekësisë së gjyshes” dhe asaj  tradicionale, sidomos kur bëhet fjalë për ilaçet shtëpiake. Megjithëse me shumicën e këtyre medikamenteve njiheni, nuk i keni takuar në gjella të shijshme, por duhet ta dini se mund t’i përdorni në disa mënyra 

Xheli nga aloe vera – ilaç kundër të djegurave 

 

Image

Xheli përmban përbërës aktivë, që ndihmojnë te të djegurat, të cilat shfaqen shpejt.

Si ta përdorni: më së miri ta gjeni bimën nga e cila njëkohësisht do ta shtrydhni xhelin/lëngun. Preni majat e bimës dhe shtrydhni lëngun, që ngjason me balsamin për flokë. E vendosni në vendin ku keni djegie dhe do ta ndjeni përmirësimin. 

Këshillë: Aloe vera nuk është për përdorim oral. Megjithëse disa njerëz betohen se ka përbërës shërues, mos e pini.

Sodë  bikarboni – ilaç kundër gastritit

Image

Soda e bikarbonit posedon përbërës alkalinë, që zbutin të djegurat në gjoks, urthin.

Si ta përdorni: Përzieni rreth gjysmë lugë të kafesë sodë bikarboni në gotën me ujë, e më pas e pini përnjëherë. Do të ndjeni lehtësim pas një minute.

Këshillë: nëse ndjeni turbulenca në stomak më shumë dy ditë apo tre herë në muaj, detyrimisht vizitoni mjekun, sepse mund të ketë ndonjë problem më serioz.

Mjalti – ilaç kundër dhimbjeve në lukth, kafshimeve të insekteve, të thatit

Image

Mjalti përmban substanca antibakteriale. Një studim nga viti 2008 ka vërtetuar se konsumimi i mjaltit mund të zvogëlojë të thatin që paraqitet në sipërfaqen e lëkurës, madje për 34 për qind.

Si ta përdorni: kundër dhimbjeve në lukth përzieni nga një lugë të madhe mjaltë dhe një uthull të mollës në ujë ose në ndonjë lëng. Konsumoni menjëherë për ta ndaluar kollën apo mund ta përdorni në kompresa për t’i shëruar të djegurat.

Këshillë: foshnjat më të reja se një vjet kurrë nuk duhet të marrin mjaltë. Po ashtu disa njerëz mund të jenë alergjik ndaj atij, por reaksionet zakonisht janë të shkurta.  Mirëpo, njerëzit me alergji serioze ndaj kafshimeve të bletës mund të vuajnë nga frymëmarrja e vështirësuar dhe ënjtja e buzëve, që është shenjë për ta vizituar mjekun.

Xhenxhefili  – ilaç kundër marramendjeve dhe sëmundjeve të detit, të vjellave që i shkakton kimioterapia dhe tretmanët tjerë të ngjashëm

Image

Si ta përdorni: mënyra më e mirë është ta përtypni, ta bluani dhe ta vloni në çaj ose lëng. Po ashtu mund ta gjeni në kapsula apo në ekstrakte të lëngshme.

Këshillë: në doza të vogla është shumë i sigurt, por mund të shfaqet edhe ndonjë alergji e jashtme e butë. Vizitoni mjekun nëse ndjeni të djegura, vështirësi në frymëmarrje, apo nëse ju ënjtjen buzët.

Kanella – ilaç kundër aromës së keqe në gojë, gërhitjes, marramendjeve

Image

Disa studime kanë vërtetuar se kanella posedon përbërës antiseptikë dhe vret bakteret.

Si ta përdorni: për ta përgatitur çajin, përzieni gjysmë lugë të kafesë kanellë të bluar me një gotë ujë të vluar. Kundër aromës së keqe nga goja e përzieni me ujë të ftohtë dhe e shpërlani gojën. Kanella mund të përdoret edhe për dezinfeksionin e duarve, më së shumti në formë të vajit eterik. 

Këshillë: mos e përdorni në sasi të pamatur, sepse mund të dëmtoni veshkat dhe mëlçinë. Në sasi të vogël nuk është e dëmshme, përkundrazi, është shumë e dobishme. 

Menta – ilaç kundër çrregullimeve në tretje, ngërçe, ftohje, grip

Image

Menta mundet ta relaksojë lukthin dhe të shtojë sekretimin brenda sistemit të tretjes.

Si ta përdorni: vetitë relaksuese të mentës mund të lehtësojnë ngërçet te fëmijët. Më së miri që nëna që e ushqen foshnjën me gji ta konsumojë çajin nga kjo bimë, e më pas efektet e dobishme përcillen te foshnja.  

Këshillë: është shumë e sigurt në doza normale, kështu që për çaj mjaftojnë 1-2 lugë të thara me këtë bimë, të përziera me ujë. Në raste të rralla mund të shfaqen shenja të alergjisë. Mos t’ju mashtrojë shija e mentës te cigaret, janë të dëmshme dhe aspak të sigurta.

(Kosova Sot)