DREKA QË DOBËSON: DO TË HUMBNI KILOGRAMËT E DO TË JENI ME STIL

  • 20 October 2018 - 19:37
DREKA QË DOBËSON: DO TË HUMBNI KILOGRAMËT E DO TË JENI ME STIL
Procesi i humbjes në peshë është i vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për dietat rigoroze. Përbërësit: 2 pjesë gjoks pule, 1/3 sallatë të gjelbër, 2 speca të freskët të gjelbër, 1 qepë, 1 karotë, 2 kërcej selino, 1 konservë me misër (rreth 300 gr), 300 gr borania, 300 gr fasule të zier, kripë, piper. Përgatitja: Mishin e copëtoni imët. Copëtoni qepën dhe e skuqni me pak vaj luledielli. Më pas ia shtoni karotën. Pasi të zbutet, shtoni specat dhe boraninë. Skuqni perimet për 10 minuta. Shtoni mishin dhe selinon e copëtuar, hidhni kripë dhe piper. Më pas e zieni për 15 minuta. Në fund shtoni misrin dhe e zieni edhe për 5 minuta dhe erëzoni sipas dëshirës.

(Kosova Sot)