Çfarë ndodh nëse pini kafenë në lukth të zbrazët?

  • 03 September 2015 - 23:54
Çfarë ndodh nëse pini kafenë në lukth të zbrazët?

A është e shëndetshme kafeja për organizmin tonë, është pyetja që ekspertët që shpeshherë e shtojnë. Natyrisht se ofron shumë dobi për organizmin, por ekzistojnë disa gjëra që duhet pasur kujdes. Kafeja është antioksidues i rëndësishëm, madje në disa situata është vërtetuar se parandalon zhvillimin e qelizave malinje - por, nëse kafenë e pini në lukth të zbrazët, atëherë gjërat nuk janë edhe aq pozitive. Një gotë e pastër e kafesë së zezë në lukth të zbrazët nxit krijimin e acideve të lukthit që ndikon në shfaqjen e gastritit. Madje as stomaku i shëndetshëm nuk e duron, prandaj shfaq probleme në tretje. Prandaj, ekspertët ju sugjerojnë që para kafesë në lukth të zbrazët, ta hani së paku një rriskë bukë, ose kafenë ta përzieni me qumësht.

(Kosova Sot)