Ilaçet natyrale kundër kollës

  • 20 October 2018 - 23:21
Ilaçet natyrale kundër kollës
Kolla mundon shumë njerëz, në fakt ky është irritim i fytit që sjell deri te vetë akti fizik i kollës, me ç'rast nga fyti hidhen baktere të ndryshme, viruse pështymë. Në vijim ndiqni udhëzimet si ta shëroni kollën në mënyrë natyrale
 
Image

SHURUPI NGA KAROTA DHE MJALTI Për përgatitjen e një shurupit si ky nevojiten gjysmë kilogrami karota dhe 3 deri 4 lugë mjaltë. Përdorni mjaltin organik për shërim. Shurupi përgatitet kështu: karotat e pastruara i preni në pjesë dhe në një enë i mbuloni me ujë dhe i zieni derisa të zbuten. Kur karotat të jenë zier, i nxirrni dhe i shtypni me pirun apo blender. Në ujin që keni zier karotat, kur të jetë ftohur, shtoni mjaltin dhe në fund e bashkoni me karota e bluara. Ilaçin e ruani në kavanoz.

 

Image

MJALTI NGA LULERADHIQET Për këtë ilaç shumë natyral kundër kollës nevojiten rreth 250 luleradhiqe, 2 limonë, 1 portokall, 1 kilogram sheqer dhe 1 litër ujë. Ilaçin e përgatitni në një litër ujë duhet hedhur limonët dhe portokallin e copëtuar në pjesë, bashkë me luleradhiqet. Krejt këto i valoni për 2 orë, e më pas e ruani lëngun. Pjesën e trashë mund ta hidhni, e lëngun e zieni edhe për gjysmë ore. Në lëng më pas shtoni sheqerin dhe e valoni derisa të arrijë përbërjen e mjaltit. Më pas e derdhni në kavanoz. E merrni tri herë në ditë nga një lugë.

 

Image

ÇAJ NGA QEPA Ky është me gjasë një nga ilaçet më të vjetra të dëshmuara kundër kollës. Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: 3 kokë qepë të madhësisë mesatare i pastroni mirë e më pas secilën prej tyre e ndani në katër pjesë dhe e zieni në 1 litër ujë derisa një e treta e ujit të avullohet. Kur të jetë gati, hiqni qepët e çajin e pini gjatë ditës.

 

Image

ÇAJ NGA PORTOKALLI Çaji nga portokalli përgatitet duke pastruar një portokall e së bashku me lëvore e copëtoni në pjesë të imëta. Portokallin e copëtuar e vendosni në enë, shtoni dy lugë sheqer dhe gjithçka përzieni me 1 decilitër ujë. E valoni derisa të trashet. Këtë shurup ta merrni kur t'ju sulmojë kolla, nga një lugë.

 

Image

XHENXHEFILI DHE MJALTI KUNDËR KOLLËS Çaji nga xhenxhefili dhe mjalti është ilaçi natyral më popullor për shërimin e kollës. Prandaj, përgatitja është e lehtë dhe shumë e thjeshtë. Valoni xhenxhefilin e bluar në një enë, e lini të pushojë në temperaturë të dhomës dhe krejt në fund e ëmbëltoni me mjaltë.

(Kosova Sot)