I THATI NË LUKTH - SHËRIMI NË MËNYRË NATYRALE

  • 21 October 2018 - 08:09
I THATI NË LUKTH - SHËRIMI NË MËNYRË NATYRALE

Shumë njerëz mendojnë se i thati në lukth nuk është gjë tjetër vetëm një gjëndër që rritet për një kohë të caktuar, e më pas hapet apo pëlcet e në fund shpërndahet nëpër lukth. Në fakt, kjo është dëmtimi i mukozës së lukthit që fillon si plagë sipërfaqësore e më pas depërton më thellë. I thati në lukth është sëmundje serioze dhe e rrezikshme. I thati në lukth zakonisht vjen si pasojë e ushqimit të dëmshëm, duhanin e tepërt dhe konsumimin e alkoolit.

SHËRIMI ME NDIHMËN E ÇAJIT

Përbërja e çajit: 40 g gjethe të mentës, 40 g gjethe të mentës së egër, 40 g rrënjë të bimës "arrsi" dhe 40 g gjethe kantarioni. Më pas përzieni edhe 40 g kërcejtë bimës bishtkali, 39 g hala të pisës së kuqe, 20 g gjethe të dredhëzave të malit, 20 g gjethe të mjedrave, 20 g gjethe dhe lule të blirit si dhe 10 g gjethe pelini. Përgatitja dhe përdorimi i çajit: Bimët i imtësoni dhe i përzieni. Në një litër ujë të vluar shtoni 10 gramë të përzierjes, i zieni të mbuluara për një minutë e gjysmë dhe më pas le të ftohet. Çajin e ftohtë e derdhni në një shishe dhe e pini 3 herë në ditë, para dhe pas gjellës, nga 1 dcl.

ÇAJ PËR PERSONAT E DOBËT QË VUAJNË NGA I THATI NË LUKTH

Përbërja e çajit: 70 g gjethe dhe lule të bimës mijëfletëshi, 60 g gjethe të mentës, 50 g gjethe dhe lule kantarioni, 40 g gjethe të dredhëzave të malit, 10 g gjethe pelini dhe 10 g gjethe të trumzës. Përgatitja dhe aplikimi i çajit: E përgatitni çajin njëjtë sikurse çajin paraprak e gjatë ditës duhet të pini një sasi prej një litrës -3 herë në ditë nga 1 dcl para dhe pas shujtave, e pjesën e mbetur midis shujtave, në vend të ujit. Çajin mund ta ëmbëltoni me mjaltë. Në secilën shujtë detyrimisht të shtoni 2 lugë të mëdha vaj ulliri.

ÇAJ PËR TË RINJTË QË VUAJNË NGA I THATI E QË KANË QENË DUHANXHINJ DHE QË KANË KONSUMUAR ALKOOLIN

Përbërësit: 50 g gjethe të mentës, 50 g kërcej të koprës, 30 g gjethe pelini, 10 g gjethe të sherbelës dhe 10 g rrënjë të hithrave. Përgatitja dhe aplikimi i çajit: Bimët i imtësoni dhe më pas i përzieni. Në 1 litër ujë të vluar hidhni 10 g të përzierjes së bimëve dhe i zieni të mbuluara për rreth 2 minuta. Le të ftohet dhe e derdhni në shishe. E konsumoni 8 herë në ditë nga 1 dcl para dhe pas ushqimit, që do të thotë se duhet të konsumoni katër shujta. Pas pijes para gjellës pini lëng molle. Në secilën shujtë detyrimisht të hidhni 1 lugë vaj ulliri. Pas pijes pas gjellës konsumoni një lugë të vogël mjaltë. Pjesën e mbetur të çajit ta konsumoni në vend të ujit.

 

(Kosova Sot)