Eliksiri i vërtetë i mëngjesit

  • 21 October 2018 - 08:12
Eliksiri i vërtetë i mëngjesit

Thuhet se shëndeti vjen nga stomaku, kështu që konsumimi i përditshëm i mjaltit është mënyra më e mirë në tërësi t'i shfrytëzoni dobitë e tij. Mjaltit sidomos mund t'i gëzohen ata persona që kanë telashe me tretjen. Më saktësisht, me kapsllëk. Një pije e thjeshtë me mjaltë që duhet konsumuar çdo mëngjes në lukth të thatë nxit punën e tretjes së ngadalshme.

Përbërësit: 2 dl ujë të vakët 1 lugë mjaltë Përgatitja: Përzieni mirë mjaltin dhe ujin, prisni që të tretet mjalti dhe më pas e konsumoni. Uji duhet të jetë i vakët e jo i vluar sepse temperatura e lartë shkatërron vlerat ushqyese të mjaltit. Si ndikon uji me mjaltë në trupin e njeriut:

1. Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës, nga zorra e hollë në atë të trashë.

2. Neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës.

3. Qetëson lukthin.

Hulumtimet kanë treguar se ndihmon edhe në shërimin e të thatit në lukth apo gastroenteritin bakterial. 4. Detokson organizmin, ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve. 5. Duke ia shtuar edhe pak lëng limoni shndërrohet në aleat në humbjen në peshë. 6. Ndikon si antibakterial. Mjalti është plot me enzima, vitamina e minerale që luftojnë kundër materieve të dëmshme. 7. Lehtëson alergjitë dhe ndihmon organizmin. 8. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

 

(Kosova Sot)