Dieta amerikane: Humbni tre kilogramë për pesë ditë

  • 04 September 2015 - 08:11
Dieta amerikane: Humbni tre kilogramë për pesë ditë

Dieta amerikane mundëson largimin e shpejtë të shtresave yndyrore, e nëse e aplikoni si duhet këtë dietë, atëherë rezultati do të jetë: humbja e tre kilogramëve për hiç më shumë se pesë ditë. Nevojitet që në ushqimin tuaj të shtoni ushqimet e tharta, pikante dhe të njelmëta. Ushqimi përbëhet prej mishit të peshkut, vezët dhe mishi, e lejohen edhe pemë dhe perime. Ëmbëlsirat dhe ushqimet e pasura me karbohidrate rreptësisht janë të ndaluara. Në këtë dietë përdoren vajra të ftohta, të shtrydhura, pini së paku dy litra me ujë në ditë (pa natrium klor) ose çaj të bimëve, transmeton Kosova Sot Online.

Zgjidhni njërën prej këtyre dy propozimeve për kafjall dhe i konsumoni pesë ditë rresht:

Zgjidhja e parë:

150 gr djathë të butë të lopës e përzieni me një lugë vaj ulliri ose vaj të lirit, dhe fara të susamit ose të lulediellit.

Zgjedhja e dytë:

Piqni një vezë në tigan ose zieni me 50 gr proshutë pa yndyrë dhe shtoni 200 gr djathë të fortë me erëza të freskëta.

Propozimi për ditën e parë:

Dreka: Medaljoni me bishtaja

Në dy lugë vaj skuqni një qepë, shtoni 300 gr bishtaja të ziera, 1 lugë erëza bimore dhe majdanoz të copëtuar. Në një lugë vaj piqni 120 gr file pule të erëzuar me piper. I shërbeni së bashku dhe shtoni dy lugë gjalpë bimor me pak yndyrë.

Darka: Sallatë me pemë me djathë

Në 100 gr sallatë të gjelbër copëtoni një dardhë ose mollë, shtoni një mandarinë të copëtuar në rriska dhe 50 gr djathë të prerë në rriska, pesë arra të qëruara dhe gjithçka bashkoni me dy lugë vaj dhe shtoni pak piper. Para këtyre ndryshimeve drastke në mënyrën të ushqyerit tuaj, këshillohuni me mjekun tuaj. 

(Kosova Sot)