Duke i bërë masazh kësaj pike të caktuar hiqni stresin dhe shumëçka tjetër

  • 21 April 2018 - 10:08
Duke i bërë masazh kësaj pike të caktuar hiqni stresin dhe shumëçka tjetër

Në bazë të shkathtësive tradicionale kineze të akupresurës, në trupin tonë ka pika të shumta, e duke ju bërë masazh të tillave ndihmoni në funksionimin më të mirë të organizmit dhe të ndiheni mirë në përgjithësi. Një nga ato pika magjike gjendet midis gishtit të madh të këmbës dhe gishtit afër tij, të quajtur "Tai Chong", hapësirë kjo që preferohet t'i bëni masazh apo t'i bëni presion në qarqe të vogla për rreth 2 minuta (mundeni edhe 3, 4 herë në ditë).

Në mënyrë që të përcaktoheni ku gjendet pika saktësisht,vendosni gjatësinë nën gishtin e madh dhe te gishti tjetër dhe nën gisht gjendet pika. Në prekje pika do të duhet të jetë relativisht e butë. Presioni në këtë pikë nxit qarkullimin e mirë tëgjakut, ndihmon te këto dhimbje: • dhimbjet e kokës dhe marramendjet; • shikimin e mjegulluar, sytë e kuq dhe të ënjtur; • mundimet, të vjellat, kapsllëku dhe diarreja; • zemërimi, pagjumësia. Sipas mjekësisë tradicionale, secili gisht është i lidhur me një pjesë të trupit, përkatësisht me një organ, gjendjen fizike të simptomave. Me presionin e secilit gisht mund të ekuilibroni trupin dhe të shëroni dhimbje të caktuara. 

(Kosova Sot)