Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini të dehur?

  • 21 October 2018 - 21:00
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini të dehur?

Të gjithëve na ka ndodhur të dalim, të dëfrehemi dhe ndonjëherë ta teprojmë pak si shumë me alkolin. Mbas asaj mbrëmje të gjatë ktheheni në shtëpi dhe menjëherë shtriheni, por në momentin që shtriheni për të fjetur, ne trupin tuaj ndodhin shumë gjëra.

Le të themi që jeni shtrirë për të flejtur në orën 1 të natës. Kur jeni të dehur ju zë gjumi 4-16 sekonda më shpejt sesa jeni esëll sepse alkoli e lodh trurin tuaj. Rreth orës 2 të natës jeni të qetë por nuk ëndërroni. Edhe pse jeni në gjumë zemra juaj rreh 13 herë më shpejt sesa rreh normalisht, gjë që do të thotë që trupi juaj është akoma aktiv.

Reth orës 5 alkoli del, trupi juaj nuk po fle një gjumë të thellë dhe sistemi juaj nervor i cili aktivizon luftën tuaj fillon. Në fakt nuk është qetësuar asnjëherë gjatë natës për shkak të alkolit. Kjo gjë shkakton të ngriheni nga gjumi për rreth 17% herë më shumë sesa zgjoheni në këtë pikë.

Nga ora 6 jeni të trullosur dhe i ktheni sytë sa andej këtej sepse metabolizmi i trupit tuaj është në ndikim alkoli dhe ju ndjeheni të lodhur. Rrahjet e zemrës tuaj tani rrahin 11% më tepër se zakonisht.

Nga ora 8 trupi juaj dëshiron të zgjohet, sistemi juaj nervor ju thotë “ngrihu nga krevati” edhe pse ju doni të qendroni duke rezistuar. Për shkak të gjumit jo të mirë do të ndjeheni të dehur.

Nëse dëshironi të flini mirë kur jeni të dehur pini shum ujë ose hani ushqime që kanë fibra si buka apo kokoshkat apo edhe makaronat, por kini kujdes mos e bëni rrëmujë kuzhinën tuaj.

(Kosova Sot)