Sherbela shëruese, bima që parandalon ftohjen dhe gripin në ditët dimërore

  • 22 October 2018 - 16:02
Sherbela shëruese, bima që parandalon ftohjen dhe gripin në ditët dimërore

Sherbela (Salvia officinalis) si bimë shëruese përmendet që në Greqinë antike. Për vetitë e saj shëruese më meritore janë gjethet, që janë të pasura me karbohidrate, taninë, celulozë, proteina, e është e pasur edhe me hekur, kalcium, vitamina A. Përdoret në farmaci si një nga përbërësit e shumë ilaçeve, e në mjekësinë popullore përdoret për shpëlarjen e gojës gjatë inflamacioneve, sepse është e pasur me taninë, që e forcojnë mukozën. Ndikon edhe kundër temperaturës së lartë dhe gripit, përmirëson tretjen, qetëson inflamacionet e kanaleve urinare. Besohet se është e dobishme edhe për forcimin e nervave e shkaku i efektit antiseptik shëron shumë ftohje në periudhën e dimrit. Pastron gjakun dhe qetëson inflamacionet e fytit, fshikëzës dhe inflamacioneve vagjinale.

Receta për çaj nga sherbela: 3 lugë sherbelë 1/2 litër ujë

Ujin e vluar e përzieni me sherbelë dhe e mbuloni mirë.

Në mëngjes e procedoni dhe me lëngun e mbetur shpëlani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbit.

MST/ Për tretje të mirë

40 g sherbelë

40 g gjethe të mëllagës së bardhë

10 g kamomil

10 g mentë

Me gjysmë litër ujë të ftohtë përzieni bimët. Më pas e mbuloni dhe e ngrohni dhe e zieni për pesë minuta. E hiqni nga zjarri dhe e konsumoni 3-4 gota në ditë. 

 

(Kosova Sot)