Ilaçi shtëpiak kundër ekzemës

  • 04 September 2015 - 10:58
Ilaçi shtëpiak kundër ekzemës

Nëse ju apo dikush nga ju ka probleme me ekzemën, atëherë kemi lajme të mira. Ka ardhur koha t’u thoni lamtumirë të gjitha ilaçeve. Ky krem, që shumë lehtë mund bëni edhe ju vetë, me një përdorim e bën çudinë.

Krejt çfarë keni nevojë është:

-1/4 e gotës tërshërë – tërshëra përmban yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës tuaj dhe e furnizon atë me lagështi.

-3/4 e gotës me vaj kokosi – vaji i kokosit zvogëlon shfaqjen e rrudhave.

-Disa pika vaj të rozmarinës largon thatësinë e lëkurës.

-1 lugë vaj ulliri.

Përgatitja

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Së pari imtësojeni tërshërën derisa fitoni pluhurin prej saj. Tërshërën mund ta imtësoni edhe në mullirin për bluarjen e kafesë. Më pas vajin e kokosit e shkrini në zjarr të lehtë. Në vajin e shkrirë shtoni disa pika vaj rozmarine, e më pas pluhurin tërshërë dhe në fund vajin e ullirit. Përzini mirë krejt përbërësit e më pas e vendosni në një enë dhe e lini të qëndrojë disa orë. Kur masa të ketë qëndruar, e vendosni në lëkurë dhe magjia fillon. (Kosova Sot)