MAJDANOZI SI ILAÇ NATYRAL

  • 22 October 2018 - 21:45
MAJDANOZI SI ILAÇ NATYRAL

Majdanozi i papërpunuar është i dobishëm në shërimin e pagjakësisë, përkatësisht anemisë. Kjo për faktin se është i pasur me vitamina C, të cilat lehtësojnë absorbimin e hekurit. Ai shton aktivitetin e sekretimit në lukth, duke përmirësuar kështu edhe tretjen dhe në fund absorbimin e mineraleve dhe substancave tjera që lukthi duhet t'i zbërthejë. Efekti relaksues i majdanozit në sistemin tretës pakëson fryrjet dhe dispesinë. Si diuretik, majdanozi përmirëson sekretimin e lëngjeve nga organizmi, kështu edhe të substancave helmuese. Është i shkëlqyeshëm për artritit dhe giht. Çaji nga farat e majdanozit relakson muskujt dhe dhimbjet e kokës, migrenën, astmën, ngërçet në stomak. Përmirëson gjakrrjedhjen dhe ndikon mirë në sistemin nervor.

RECETA PËR PËRDORIMIN E JASHTËM TË MAJDANOZIT:

Gjethet e shtypua të majdanozit, të vendosura në gji gjatë ushqimit me gji, zbutin të ënjturat. Krahas kësaj majdanozi zbut edhe pickimet e insekteve dhe është kompresë e mirë antiseptike për të djegurat dhe plagët. Përgatitja e ilaçit: Rrënjën e majdanozit e pastroni dhe e bluani, njëjtë veproni edhe me limon, e më pas gjithçka bashkë përzieni, dhe në masë shtoni 20 dkg mjaltë dhe 2 decilitra vaj ulliri. Ilaçin e përgatitni në kavanozin e pastër. Përbërësit për ilaç: 25 dkg rrënjë majdanozi, 25 dkg limon me lëvore, 20 dkg mjaltë dhe 2 dcl vaj ulliri. Aplikimi i ilaçit: merrni nga një lugë të madhe para kafjallit, në para darkës.

 

(Kosova Sot)