Për shtypje reale të gjakut përcillni këto këshilla

  • 06 November 2018 - 16:16
Për shtypje reale të gjakut përcillni këto këshilla

A e dini se ndjenja e fshikëzës plot i bën njerëzit nervozë që më pas rritin presionin arterial, kështu që vlerat e matjes së shtypjes mund të jetë më e lartë? Në vijim ju sjellim këshillat që duhet ndjekur për të pasur një matje të saktë të shtypjes së gjakut.

ZBRAZNI FSHIKËZËN

Ndjenja e fshikëzës plot personin e bën nervoz dhe aspak të qetë, që e rrit presionin arterial. Shkaku i fshikëzës plot, shtypja e gjakut mund të jetë më e lartë për 5-10 mmHg. PUSHONI Nevojitet të pushoni disa minuta ulur në karrige, në vendin ku planifikoni ta matni presionin e gjakut. Mos flisni, mos u emociononi as mos ecni - të gjitha këto e ngritin shtypjen.

REHATOHUNI

Duhet të uleni në një karrige apo kolltuk ku ndiheni rehat. Pos kësaj do të ishte ideale të keni mbështetëse për duar, këmbë.

JINI TË QETË

Gjatë matjes së shtypjes s gjakut mos flisni, as mos lëvizni. Në rezultate mundet të ndikojnë edhe emocionet, e shkaku i kësaj shifrat mund të jenë më të larta se sa ato reale. Para matjes së shtypjes së gjakut nuk duhet të konsumoni kafe dhe çaj të zi.

 

(Kosova Sot)