Recetat popullore me kaçe, që shërojnë shumë sëmundje

  • 10 November 2018 - 22:25
Recetat popullore me kaçe, që shërojnë shumë sëmundje

SHËRIMI I LARGPAMËSISË

Përzieni nga një lugë gjethe majdanozi, një gjethe të hithrës si dhe nga dy lugë hala të imtësuara të pishave, kaçe dhe gjethin e lules së kantarionit, e gjithçka përzieni në 1,6 litra ujë të vluar. E lini të pushojë të mbuluar për nëntëdhjetë minuta, e procedoni dhe e pini gjatë ditës.

SHËRIMI I BRONKITIT AKUT

Përzieni nga një lugë kaçe të copëtuar imët, sytha të pishave si dhe gjethe të bimës lulelepuri (lat. Lungworts), në 7 dl ujë të valuar. E lini të qëndrojnë të mbuluar për rreth dy orë, e procedoni dhe e pini gjatë ditës. E pini për dhjetë ditë.

ASTMA BRONKIALE

Pas secilës shujtë, duhet të pini nga 2 dl çaj nga kaçja. Përzieni 3 lugë fruta të kaçes me 7 dl ujë të valuar dhe e lini të mbuluar për së paku nëntëdhjetë minuta. E procedoni dhe mund ta ëmbëltoni me pak mjaltë sipas dëshirës.

SHËRIMI I INFLAMACIONIT AKUT TË MËLÇISË

Përzieni nga një lugë gjethe të imtësuara të hithrave, një lugë gjethe dhe lule të koprës, fruta të kaçes, hala të pishave e gjithçka këtu përzieni me rreth 1,4 litra ujë të valuar. E lini të mbuluar për rreth dy orë, e procedoni dhe e lini gjatë natës në një shishe të mbyllur. Pini nga 2 dl çaj para dhe pas kafjallit, drekës dhe darkës. 

 

(Kosova Sot)