Dieta me rrush: Hiqni 5 kilogramë për vetëm 4 ditë

  • 11 November 2018 - 21:50
Dieta me rrush: Hiqni 5 kilogramë për vetëm 4 ditë

Me ndihmën e kësaj diete të shkëlqyeshme me rrush, e cila zgjat katër ditë, mund të humbni 4-5 kilogramë DITA 1: Kafjalli - 1 lugë flluska (të lëna në ujë gjithë natën), ½ e portokallit të prerë në copëza, 2,5 dl jogurt me pak yndyrë, 100 gr kokrra rrushi. Në një enë përzieni përbërësit dhe i lini për 10 minuta. Dreka - Për drektë konsumohet kjo sallatë: 200 gr kungull të copëtuar në copëza të imëta dhe disa minuta të përzhitura në gjalpë, 100 gr kokrra rrushi të ndara në gjysmë, 100 gr sallatë të gjelbër, 1 lugë arra. Të gjithë përbërësit, pos arrave, i përzieni, arrat i shtoni në majë. Darka- Darka është e rezervuar për sallatë me pemë dhe gjoks pule. sallata: 100 gr kokrra rrushi, 50 gr ananas të prerë imët duke shtuar 50 gr lëng rrushi dhe 50 gr ujë. Gjoks pule, jo më shumë se 150 gr, përgatiteni në skarë apo zieni në ujë. DITA 2: Kafjalli - Limon jogurt: përzieni 250 gr jogurt me pak yndyrë me një lugë lëng limoni dhe shtoni 150 gr kokrra rrushi. Dreka- Oriz me peshk: zieni 5 lugë oriz integral në tre herë më shumë sasi ujë. Shtoni 2 sasi peshk të përzhitur në vaj ulliri. Aty përzieni edhe 150 gr kokrra rrushi. Darka- Gjellë me patate e perime: Zieni 150 gr patate, 1 karotë dhe 1 selino për 15 minuta. Erëzoni sipas shijes me erëza bimore. Shtoni 1 lugë vaj ulliri të ftohtë. Pas gjellës mund të hani 250 gr rrush të zi të freskët. DITA 3: Kafjalli - Mëngjesi është i rezervuar për 100 gr djathë të ri me pak yndyrë dhe 150 gr rrush. Ushqimet i hidhni në blender, përzieni për disa sekonda. Dreka- Përgatitni përzierje me 250 gr peshk të preferuar, 150 gr brokol dhe 1 qepë. Pas shujtës hani 150 gr rrush të zi. Darka- Përzierje që bëhet nga: 2,5 dl lëng rrushi, 50 gr kokrra rrushi, gjysmë molle, 5 gr xhelatinë. Përzieni xhelatinën me pak ujë, e lini pak të qëndrojë, shtoni lëngun e rrushit dhe duke përzier shtoni pjesët e mollës dhe kokrrat e rrushit të ndarë në gjysmë. E lini 1 orë në frigorifer. DITA 4: Kafjalli- 1 rriskë bukë me 100 gr djathë të ri me pak yndyrë. Pastaj hani 200 gr rrush. Dreka- Petulla me rrush. Darka- Gjellë me mish gjeldeti dhe kërpudha! Përzhitni gjoks gjeldeti në rriska të holla. Zieni 100 gr brokoli për 2-3 minuta, ndërkohë copëtoni një karotë, e 2 kërpudha i preni. Përbërësit i hidhni në enë dhe shtoni 1/2 e gotës supë me perime dhe zieni për 10 minuta. Para fundit shtoni 60 gr rrush të zi dhe 2 lugë ajkë. Me këtë gjellë mund të konsumoni edhe 100 gr oriz.

 

(Kosova Sot)