Konsumimi i këtij produkti 30 minuta para gjumit rrit metabolizmin

  • 12 November 2018 - 10:37
Konsumimi i këtij produkti 30 minuta para gjumit rrit metabolizmin

Ekzistojnë këshilla të ndryshme për rritjen e metabolizmit, si pirja e ujit esëll në mëngjes apo konsumimi i ushqimeve pikante. Por një studim i fundit ka zbuluar se në të vërtetë këto nuk ndikojnë shumë. ‘British Journal of Nutrition’ ka publikuar një studim sipas të cilit mjafton të konsumoni gjizë përpara se të flini gjumë për të rritur metabolizmin tuaj. Pasi bën matjet tek personat e përfshirë në studim, u dol në përfundimin se konsumimi i 30 gram proteinë, 30 minuta para gjumit ka efekt pozitiv tek cilësia e muskujve, metabolizmi dhe shëndeti në përgjithësi. Ushqimet e plota, si gjiza, funksionojnë po njësoj si suplementet proteinike. 

 

(Kosova Sot)