Brokoli, ushqimi i domosdoshëm për organizmin e njeriut

  • 12 November 2018 - 08:27
Brokoli, ushqimi i domosdoshëm për organizmin e njeriut

I magjinojeni një ushqim që jep krejt çfarë organizmi dhe shëndeti i njeriut ka nevojë. Përtërinë, detokson, me ndihmën e saj mund të parandaloni shumë sëmundje.

MBRON NGA KANCERI Në brokol gjenden tre përbërës aktivë që mbrojnë nga kanceri. Këta përbërës e bllokojnë zhvillimin e qelizave të kancerit në zorrë të trashë, lukth, në gji, mitër dhe kancerin në prostatë.

RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT Falë përbërësve të lartë me kalium dhe magnez, brokoli ndihmon në mbajtjen nën kontroll të shtypjes së gjakut, duke e mbajtur nën kufijtë e normales.

FORCON IMUNITETIN Brokoli përmban sasi të madhe me vitamina C, si dhe me betakarotinë, me ç'rast duke mbrojtur sistemin imun që mbron nga gripi dhe ftohjet.

MBRON NGA ARTRITI Brokoli përmban sulforafan që mbron kërcin dhe flavonoidet si "kaempferol", që ka efekt kundër inflamacioneve. Falë kësaj, brokoli ndihmon në parandalimin e sëmundjeve reumatoide.

RREGULLON TRETJEN Brokoli është i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë tretjen, parandalojnë kapsllëkun dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. 

(Kosova Sot)