Lëngjet forcojnë imunitetin

  • 12 November 2018 - 08:29
Lëngjet forcojnë imunitetin

Gripi lehtë bartet, e për ta shmangur është me rëndësi të keni shprehi të shëndetshme dhe ta forconi imunitetin, e këtë e bëni me këto lëngje.

LËNG PORTOKALLI Përbërësit: 1 thelb hudhre 1/2 e lugës kurkumë 1 lugë xhenxhefil të bluar 1 gotë lëng portokalli 1/2 e limonit të shtrydhur. Përgatitja: Hudhrën e copëtoni imët dhe përzieni me përbërësit tjerë. Gjithçka përzieni në blender dhe e procedoni në shishe të qelqit. Tri deri katër ditë rresht konsumoni një gotë si kjo. LËNGU I PANXHARIT Përbërësit: * 1 gotë panxhar të freskët * gjysmë gote ujë * 2 lugë mjaltë. Përgatitja: Pastroni mirë panxharin, e ndani në copëza dhe e bluani. Lëngun e fituar e tretni me ujë dhe shtoni mjaltin. Ky lëng antioksidues ju siguron mjaftueshëm energji gjatë gjithë ditës e njëherësh ju mbron edhe nga ftohjet sezonale. LËNG DOMATESH Përbërësit: * 1 domate * 1 portokall * 1 mollë * 4 karota të mëdha * akull. Përgatitja: Përbërësit i përzieni në blender dhe e konsumoni.  

(Kosova Sot)